
Rusët që duan humbjen e operacionit special ushtarak i nisur nga Moska në Ukrainë janë tradhtarë dhe duhet të konsiderohen si armiq të shtetit dhe shoqërisë, deri në atë pikë sa të ndalohen për jeta në vend.
Kështu deklaroi zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, duke shtuar se ata që janë larguar nga Rusia duke dashur shkatërrimin e vendit duhet të pengohen të kthehen deri në fund të jetës së tyre.
Me anë të një mesazhi në Telegram, Medvedev tha gjithashtu se kthimi i “tradhtarëve” do të jetë i mundur vetëm pas një amnistie ose pendimi publik.



