Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të PD-së, Basha, në mbledhjen me krerët e degëve të PD-së.
Pas akuzave të Bashës, i cili u shpreh sot se qeveria ka rrëbuar ekonominë e vendit dhe ka rritur trafikimin e drogës, Rama i bën thirrje PD-së të zhbllokojë ligjin e vetingut, zbatimi I të cilit është cilësuar si kyç për hapjen e negociatave me BE.
“Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”, shkruan Rama.
Ditën e djeshme, depueti gjerman i partisë së kancelares Merkel, Gunther Krichbaum, tha gjatë qëndrimit në Tiranë se CDU-ja do të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat lidhur me shtetin e së drejtës. “Duhet të arrestohen zyrtarët e korruptuar si dhe duhet bërë verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, tha ai.



