Kokaina "e kthyer" në oriz, SPAK kërkon 33 vite burg për të akuzuarit

Kokaina "e kthyer" në oriz, SPAK kërkon 33 vite burg për të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar dënimin me 33 vite burg për dy të akuzuarit e përfshirë në trafikun e kokainës, rast ky i goditur në vitin 2019. Altin Myslihaka dhe Ardian Bega janë dy të pandehurit për trafikimin e 137 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, së bashku me Gentian Malindin. Policia nuk mundi ta arrestojë këtë të fundit, megjithëse të tre mbaheshin nën përgjim për kokainën që nuk mbërriti asnjëherë në Shqipëri.

Ngarkesa e drogës ishte porositur nga Ekuadori, por u zbulua më parë nga partnerët ndërkombëtarë. Në Greqi, kokaina u zëvendësua me oriz dhe e njëjta sasi, e ndarë në 22 pako, u nis atëherë për në Portin e Durrësit për të zbuluar porositësit në Shqipëri. Të tre e morën ngarkesën dhe ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre zbuluan se kokaina ishte zëvendësuar me oriz. Prokurori tha se organizatori i trafikut ishte Gentian Malindi. Altin Myslihaka nuk e ka pranuar akuzën. Kokaina ishte nisur me 4 konteinerë me banane që vinin nga Ekuadori.

Për shak të gjykimit të shkurtuar të arrestuarve u ulet dënimi dhe për Myslihakën shkon në 12 vite burg, ndërsa për Begën 8 vite e 8 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy