Von der Leyen vizitë të papritur në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn

Von der Leyen vizitë të papritur në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev. Von der Leyen udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas me tren, në një vizitë të papritur dhe sekrete për arsye sigurie.

Ajo pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase. Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që von der Leyen viziton  Ukrainën.

"Po kthehem në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Shmyhal. Ne do të bëjmë një bilanc të punës që do të duhet të bëhet së bashku për rindërtimin" e Ukrainës dhe "progresin e bërë" nga vendi "në rrugën e tij evropiane", deklaroi ajo për një grup të vogël mediash ndërkombëtare në trenin që po e çon në Kiev.

Gjatë vizitës së saj të parë në Ukrainë, Von der Leyen vizitoi Buchan dhe tha se BE-ja do të bënte gjithçka për të mbështetur Ukrainën për të bërë “hapat e nevojshëm” për të siguruar anëtarësimin në bllok, gjë të cilën Zelensky e ka kërkuar me ngulm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy