Nga buka e bardhë e cila mbetet e pashitur, në një pije të ëmbël dhe të gazuar.
Ky riciklim është kryer nga studiuesit e Universitetit Kombëtar të Singaporit që patentuan një produkt, e cila është e vetmja pije probiotike e njohur, e bërë nga buka. Zhvilluesit thonë se është një produkt me një shije të këndshme që mund të ruhet në temperaturën e dhomës deri në gjashtë javë dhe mban të lartë numrin e probiotikëve të gjallë brenda tij.

Ekipi i hulumtimit testoi lloje të ndryshme të bukës, por më pas u përqendrua në të bardhën sepse është zakonisht në dispozicion në supermarkete. Pas nëntë muajsh pune, ai krijoi produktin, rezultatin e një përzierjeje me ujë dhe një proces pasterizimi të krijuar me shtimin e baktereve probiotikë dhe majave. Kjo përzierje lihet të fermentohet për një ditë.
"Shumica e pijeve probiotike janë me bazë qumështi dhe janë të papërshtatshme për njerëzit me intolerancë ndaj laktozës. Pija jonë probiotike e bazuar në bukë nuk është qumështore, duke e bërë atë një opsion tërheqës për këtë grup të konsumatorëve", shpjegoi Toh Mingzhan, një nga studiuesit që drejtoi punën.



