
Të tjera bisedime do mund të zhvillohen javën e ardhshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi bëhet me dije nga Mykhailo Podoliak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella ligjore, do të planifikohet një takim, raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër ose pasnesër," i tha Podoliak Belta, agjencisë shtetërore të lajmeve në Bjellorusi.
Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve, ka shumë prej tyre, ka një duzinë me propozime, duke përfshirë një zgjidhje politike dhe, më e rëndësishmja, një zgjidhje ushtarake. Dua të them një armëpushim, një formulë për një armëpushim dhe tërheqje e trupave. Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe thjesht të kemi biseda. Ne diskutuam të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t'i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore.



