Në një intervistë për CNN, vajza e Saddam Hussein, Raghad Hussein tregon se ajo shpreson se Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij. “Ky njeri ka një nivel të lartë të ndjeshmërisë politike. Ai ka ekspozuar gabimet e të tjerëve, në veçanti për sa i përket Irakut, që do të thotë se ai është shumë i vetëdijshëm për gabimet e bëra në Irak dhe çfarë ka ndodhur me babain tim," tha ajo për CNN.
Kohët e fundit ajo është akuzuar për mbështetjen e ISIS, akuzat që ajo i mohon fuqishëm.



