
Mos e nënvlerësoni vullnetin e fortë të Kinës për çështjen e Tajvanit.
Kështu tha zëvendëspresidenti kinez Han Zheng në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke përsëritur se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez.
“Askush nuk duhet të nënvlerësojë kurrë fuqinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
Ne do të vazhdojmë të luftojmë për ribashkim paqësor, me sinqeritetin dhe përkushtimin më të madh”, tha Zheng.



