
Austria u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi një mandat kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19 për të rriturit, të premten, pasi Presidenti Alexander Van der Bellen e nënshkroi atë në ligj.
Sipas ligjit që pritet të hyjë në fuqi më 15 mars kush nuk ka një certifikatë vaksinimi do të gjobitet me 600 euro.
Shtatzënat dhe ato që nuk mund të vaksinohen pa rrezikuar shëndetin e tyre janë të përjashtuar nga ligji, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë austriake.
Përjashtohen gjithashtu dhe njerëzit kaluan Covid-19 së fundmi dhe zgjat 180 ditë nga data kur morën testin e tyre të parë pozitiv PCR Covid-19.
Ligji i ri do të zgjasë deri më 31 janar 2024 dhe gjoba maksimale që do të marrin të pavaksinuarit është 3,600 euro (4,000 dollarë) deri në katër herë në vit.
Si Gjermania ashtu edhe Austria kanë norma më të larta vaksinimi se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 70.4% me dy vaksinime, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Por shkalla e imunizimit të tyre, përkatësisht 74% dhe 72.7%, nuk ka zbutur shqetësimet e zyrtarëve shëndetësorë.



