Xama: Korporata e Investimeve 43 mln euro pa bërë asnjë punë, anëtarët e bordit u shpërblyen mbi 20 mijë euro në vit

Xama: Korporata e Investimeve 43 mln euro pa bërë asnjë punë, anëtarët e bordit u shpërblyen mbi 20 mijë euro në vit

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv tha se në këto 4 vite, Korporata e Investimeve nuk ka asnjë projekt të finalizuar, megjithëse nga buxheti i shtetit i janë lëvruar në llogaritë bankare 43 milionë euro.

Sipas Xamës një pjesë e këtij fondi është përdorur për të paguar anëtarët e bordit që kanë marrë mbi 20 mijë euro secili në vit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Korporata e Investimeve është miratuar me një ligj të veçantë në vitin 2020, por në 4 vite nuk ka asnjë bilanc përveç disa transfertave në shumën totale 43 milionë euro për paga shumë të mira të administratës dhe shpërblimet për anëtarët e bordit që s’kanë marrë ndonjë vendim konkret.

Një individ ka marrë shpërblim mbi 20 mijë euro në vit. Korporata nuk ka projekte konkrete të finalizuara. Janë vetëm dy projekte ende në faza paraprake. Vetëm një pjesë e 43 milionë eurove kanë shkuar për paga, ndërsa pjesa tjetër është në banka, por ato janë para dhe ne paguajmë interesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy