Studentët e Arkitekturës, sërish në protestë për tarifat e provimeve. Rama: Nuk paguajmë për ngelësit (VIDEO)

Studentët e Arkitekturës, sërish në protestë për tarifat e provimeve. Rama: Nuk paguajmë për ngelësit (VIDEO)

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë dalë sërish në protestë kundër tarifës së provimeve të prapambetura.

Ata janë mbledhur para fakultetit, për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur.

Studentët kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit u kërkuan disa studentëve të futen brenda institucionit dhe të përgatisin një listë me kërkesat e tyre. Por kjo u refuzua nga studentët, të cilët kërkuan një përballje me ministren Nikolla aty ku po protestojnë.

"Kërkojnë nga ne atë që dinë të bëjnë më së miri. Të na ulin në tavolinë dhe të bëjmë negociata dhe në fund të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë", tha një prej studentëve protestues.  

Në lidhje me protestën e tyre reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në “Facebook”, Rama shprehet se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentët që ngelin në provime. "Ministrja s'është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanët mediatikë, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t'i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para, dhe e dyta, nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vetë universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurmë kazanësh, dezinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjeçar", i përgjigjet Rama një komentuesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy