Reforma në drejtësi, Rama-opozitës: Do ta paguani sa frëngu pulën vonesën e saj

Reforma në drejtësi, Rama-opozitës: Do ta paguani sa frëngu pulën vonesën e saj

Në fjalën e tij në Parlament, kryeministri Rama u ndal edhe te ligji i vetingut, për të cilin tha se po mbahet peng nga opozita. Rama tha se PD-ja pengon zbatimin e reformës në drejtësi, pasi ka frikë prej saj.  

“Që nuk e doni vetingun kjo dihet, por që do të thonit fajin e ka përkthyesi kjo  është e paimagjinueshme. Ka një shprehje “i humbur në përkthim”. Ju keni humbur në ankthin e reformës në drejtësi”, tha ai.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht vonesës që po i shkakton opozita, reforma do të vihet në zbatim dhe vetë PD do të paguajë kostot e vonesës në zgjedhjet e ardhshme.  

“Shqiptarëve nuk mund t’u thoni më asgjë përderisa i keni dalë haptas përpara dhe i keni zënë rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, e cila është mur në çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ju kam thënë që do të vini këtu në rresht dhe do ta votoni të gjithë, siç erdhët.

Nuk besoj që në historinë e Parlamentit të ketë pasur votim me karton jeshil lart e kokën poshtë si ai. Ju nuk keni shans ta ndaloni. Do ta vononi, por do ta paguani si frëngu pulën në zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy