
Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie deklaroi përmes një lidhje “Skype" me emisionin “MCN Economy” se Shqipëria ka marrë një notë negative nga BE në progres-raporin e bërë për monitorimin e qeverisjes, për arsyen se nuk ka përmbushur detyrimet dhe nuk ka plotësuar rekomandimet e dhëna.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Gjokutaj tha se qeveria duhet të këtë llogaridhënie të posaçme për instrumentin e fiskalizimit.
Sipas ekspertit Shqipëria ka bërë hapa pas duke na rikthyer në pozitat që kemi pasur në 2019.
Kjo lupë është në aspektin figurativ nëpërmjet vendimit zyrtar duke na rikthyer në ato pozita që kemi pasur në 2019.
Nota negative është dhënë pasi rikthimi në këtë listë nuk është lajm i mirë pasi shoqërohet me vëmendjen që kanë shoqëritë e huaja që duan të investojnë. Duke qenë se jemi në kushte që sistemi nuk konsiderohet i pastër apo i ndershëm. Nuk ka transparencë fiskale për veprimet në terren dhe për politikat. Si dhe moszbatimi i marrëveshjeve të përmendur në kapitullin 4 dhe 16 në progres raport. Mosbërja e detyrave të shtëpisë e konsideron vendin me notë jokaluese.
Qeveria duhet të ketë llogaridhënie të posaçme për instrumentin e fiskalizimit. Llogaridhënie për plotësimin e rekomandimeve që janë dhënë në progres raport të cilat janë detyra specifika. Në Shqipëri s’kemi parajsë fiskale, por një pjesë e mirë e ekonomisë operoohet nga ato kompani që ndodhen në këto parajsa.
Ajo që quhet erozioni i bazës tatimore, është kriter që Shqipëria e ka firmosur, duhet të ishte zbatuar, por nuk funksionin as në mënyrë tradicionale.
Amnistia fiskale, e nisma të tjera që kanë të bëjnë me taksime diskriminuese, të gjitha janë pjesë që mblidhen e japin këtë notë. Pse u rikthyer Shqipëri në këtë stad. Kjo është pjesa shqetësues. Kemi bërë hapa mbrapa, nga 2019.



