
Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi në një lidhje skype në studion e “MCN Economy” deklaroi se rikthimi i fashës për energjinë elektrike nuk e sheh si fundin e botës. Ai tha se kthimi i fashës ka si parakusht përllogaritjen për të kompensuar keqqeverisjen dhe rritjen e çmimit për atë pjesë të vogël të importit.
Për mendimin tim ka shumë spekulim në artikulimin e këtyre kur shihet një urrejtje ndaj pjesës më të pasur dhe nuk hidhet dritë ndaj problemit të vërtetë. Në këtë këndvështrim nuk e shoh si fundin e botës rikthimin e fashës. Ata shprehen se ne po mbrojmë të varfrit, kur ne nuk kemi të dhëna se cila pjesë e familjarëve preket dhe cila përfiton. Kthimi i fashës ka si parakusht përllogaritjen për të kompensuar keqqeverisjen dhe rritjen e çmimit për atë pjesë të vogël të importit. Është një situatë ende e paqartë sepse besoj se qeveria do të bëj një rritje të dytë.
Ndër të tjera Preçi tha se fashat nuk janë herezi, por sipas tij mbrojnë konsumatorin dhe aplikohet dhe në vende të tjera. Sipas tij fiksimi i fashës ka një efekt në kursim në periudhën e parë, por për sa kohë që ka mungesë të potiskave kuptohet që këto masa pak kanë ndikim në fund.
E para fashat nuk janë herezi, por mekanizëm që mbron 95% të konsumatorëve familjarë, aplikohet dhe në vende të tjera dhe të mos cënojë interesat e kompanive. Së dyti që mund të zbatohet fasha në ditët e sotme, kuptohet duhet marrë vesh në çmasë janë instaluar aparatet matëse. Qeveria po bën përllogaritje, por të mos harrojmë se masa e konsumit ka lidhje me numrin e pjesëtarëve në familje, me pajisjet elektrike që përdorin në shtëpi, pra janë disa indikatorë që s’kanë lidhje me të pasur dhe të varfër. Vendosja e fashës dhe çmimi i diferencuar hap probleme të tjera. Edhe pse jemi në krizë asgjë nuk thuhet se çdo bëhet me persona në pamundësi për të paguar, qartësimi i rrethanave teknike dhe marrja e vendimeve të konsultuara do ti shërbente sistemit. Fiksimi i fashës ka një efekt në kursim në periudhën e parë, por për sa kohë që ka mungesë të politikave kuptohet që këto masa pak kanë ndikim në instancat e fundit.



