FactCheck/ Havari: Shteti shqiptar nuk ka mundur të kontrollojë kurrë krimin në Shkodër, inspektorët e zonës dinë gjithçka dhe nuk flasin (VIDEO)

FactCheck/ Havari: Shteti shqiptar nuk ka mundur të kontrollojë kurrë krimin në Shkodër, inspektorët e zonës dinë gjithçka dhe nuk flasin (VIDEO)

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit'hat Havari, i ftuar në emisionin “FactCheck”, duke marrë shkas nga 27 serat me 8 mijë kanabis, të cilat u asgjësuan nga Policia e Shkodrës, tha se shteti shqiptar rëndom ka dështuar të kontrolloj në Shkodër për luftimin e krimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia e shtetit në Shkodër është inekzistente, kanë informata e di shumë mirë si funksionon, por nuk mund të vendosin rendin.

Shkodra për mendimin tim, kam frikë të shkojnë aty se e hanë plumbin qorr rrugës. Shteti shqiptar meqë kam mundur të kuptoj, nuk ka mundur që krimin në Shkodër ta kontrollojë.

Për ish-drejtuesin e lartë të Policisë, Havari, inspektorët e zonës, janë ata që dinë gjithçka se çfarë bëhet në atë zonë, porse nuk guxojnë të raportojnë se janë në shënjestër për tu ekzekutuar.

Në rastin e Shkodrës, është përgjegjësia direkt e inspektorit të zonës.

Inspektori i zonës duhet të merret në pyetje atje nga strukturat e Policisë së shtetit, nga Shërbimi i Brendshëm, sepse ai e di shumë mirë që atje krimi dhe droga po veprojnë në atë zonë.

Jo vetëm në Shkodër, por në të gjitha zonat e vendit, inspektorët kanë informacione por nuk veprojnë nuk guxojnë ti raportojnë sepse ekzekutohen nga plumbi i krimit dhe shtetit i ngelet vetëm të ngushëllojë më pas për djalin e humbur në krye të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy