Llabani: Hetimi ndaj Manastirliut për sterilizimin, i vonuar. Beqaj i zverdhur në hetimet për fondet e BE-së (VIDEO)

Llabani: Hetimi ndaj Manastirliut për sterilizimin, i vonuar. Beqaj i zverdhur në hetimet për fondet e BE-së (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në Mcn Live se Ilir Beqaj rrezikon më së shumti te hetimet mbi fondet e BE-së kur drejtonte SASPAK-un, se sa te afera e sterilizimit. Llabani vë në dukje se në rastin e fondeve të BE-së ka firma dhe prova që e ekspozojnë Beqajn, ndryshe nga sterilizmi ku akuza ndaj tij mund të shkojë deri në “shpërdorim detyre”.  Llabani ngre pyetjen përse duhet të pyetet ministrja Manastirliu një muaj para mbylljes së dosjes së sterilizimit, duke e konsideruar dëshminë e saj jo deçizive për hetimet. 

Pritej. E kemi thënë që Manastirliu do jetë një nga zyrtaret e larta që do dëshmojë për sterilizimin, pasi vet Beqaj kërkoi që SPAK-u ta hetojë çështjen që në fillimet e saj. Manastirliu duket se është njeriu që drejtoresha e QSUT-së në atë kohë është marrë në pyetje për rolin që ka pasur drejtoria mbi sterilizimin, pasi ka pasur një korrespondencë të ministrit Beqaj dhe drejtoreshës së QSUT Manastirliu që kërkonte vënien në punë të repartit të sterilizimit. Çështja e sterilizimit duket se po vjen drejt fundit, ka edhe pak dëshmitarë që do pyeten nga SPAK. Unë e shoh si të vonuar paraqitjen e Manastriliut në SPAK. Ndaj kësaj çështje mbase Beqaj është në favor me ligjin sepse Prokuroria nuk ka kërkuar një masë më të ashpër. Pas një muaji dosja do shkojë në gjykim në GJKKO. Për këtë çështje ndaj Beqajt nuk do ketë arrestim. Por s’u ka thënë mirupafshim problemeve me drejtësinë. Aty unë e shoh që është pak i zverdhur, që është çështja me BE, e faturave, etj. Te sterilizimi nuk është provuar që Beqaj ka marrë paratë. Është vetëm personi që ka ndikuar që dikush të marrë sterilizimit, shpërdorim detyre pra. Në rastin e fondeve të BE, kemi firma të z.Beqaj. Çështja e dytë ndaj z.Beqaj është më e kolepsur. Është i ekspozuar dhe është më e ndërlikuar pozita e z.Beqaj. Sigurisht që ka prova. Takimi i fundit i Blinken edhe pse ishte i shkurtër, s’ishte gjithëpërfshirës. Ndaj Manastirliut hetimi më duket i vonuar. Pse duhet ta kërkonte Beqaj që Manastirliu të ishte pjesë e rrëfimit për këtë dosje. Sigurisht që prokurorët i kishin letrat aty. Në pozitat ligjore Beqaj dhe Manastirliu janë vënë përballë. Kam pikëpyetjet e mia, do shpëtohet Beqaj, do shpëtohet Manastirliu. Manastirliu nuk akuzohet. Manastirliu shpjegoi si ka funksionuar QSUT, si duhet të bëhej sterilizimi në këtë qendër. Gjendja dhe kapaciteti që ka patur spitali. Në asnjë moment s’i është kundërvënë pozicionit të Beqajt, në pozitat e ministrit. Ka qenë luajale, ka dhënë vetëm këto deklarata, ka bërë të njohur letrën e nisur për Beqajn, dhe mungesën e përgjigjes nga Beqaj. Një muaj para mbylljes së hetimit dëshmia e Manastirliut ka qenë e nevojshme, por jo deçizive në produkt, mbase ka sqaruar një pozicion të saj. Janë edhe pak dëshmitarë që duhet të paraqiten në SPAK”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy