Opinion nga Adrian Chiles
Pak kohë para se të vinte virusi pash një grup të rinjsh që shtyheshin në stacionin e autobusit. Kur i shikoja kujtoja veten vite më parë, në kohën kur dhe unë isha gjithmonë në shoqërinë e miqve të mi. Ndërsa sot pyes veten: Ku janë ata të rinj?
Me sa kam dëgjuar të rinjtë dhe adoleshentët po e respektojnë shumë mirë urdhrin për të qëndruar në shtëpi, më shumë se sa të moshuarit.
Shumë prej tyre tashmë janë të izoluar në dhomat e tyre, dikush dredh një cigare e dikush në internet, por qëndrojnë në shtëpi. Unë nuk mendoj se ata janë një rini e keqe.
Natyrisht, ata kanë avantazhin e mediave sociale për të vazhduar komunikimin, por unë kam menduar se si do të kishte qenë për mua nëse kjo do të ndodhte në fillim të viteve '80. Unë me të vërtetë nuk mendoj se mund ta duroja izolimin.
Në dhjetor 1981, për shkak të dëborës mbetëm jashtë për disa ditë. Oh sa gëzim! Shoku im Rich jetonte pak larg stacionit në Hagley. Së bashku me një mik tjetër kemi luajtur snooker në një tryezë të vogël në bodrumin e tij tërë ditën, çdo ditë. Unë nuk mund ta imagjinoj se një urdhër nga institucionet e shëndetit do më kishte penguar të dal.
Rich aktualisht është mbyllur në Malajzi. "Të tre ne do të duhej të vetë-izolohemi", por nëse do të isha i ri nuk e di nëse do arrija të bindesha.



