
Një super operacion anti-droge i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e 12 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë 3 shqiptarë. Por policia ka skuestruar në cilësinë e provës edhe 114 mijë euro.
Sipas mediave italiane droga ishte e cilësisë së lartë dhe ishte fshehur në karrocerinë e makinës së bashku me lekët e sekuestruara.
Dy makinat ishin pikasur nga policia në parkimin e një supermarketi në Romano di Lombardia. Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, por ajo i ndoqi tre shqiptarët e moshave midis 24 dhe 40 vjeç, deri në shtëpinë e një bashkatdhetari të tyre. Sipas "l'eco di bergamo" ky i fundit po procedohet në gjendje të lirë bashkë me të fejuarën e tij.
Kjo është një nga konfiskimet më të rëndësishme të kokainës në viteve të fundit në territorin Bergamas dhe në veçanti të kokainës. Policia thotë se kokaina ishte e një cilësi shumë të pastërtisë, dhe do të kishin fituar qindra mijëra euro nëse ajo do të shitej në tregun me pakicë.
Në apartamentin në rrugën ‘Dosso Pagano’ do të bëhej edhe shitja e drogës, por shqiptarët u kapën në befasi. Të tre shqiptarët janë dërguar në burg dhe në ditët e ardhshme do të dalin para gjykatës së Bergamos për masën e dënimit.



