Trajneri i futbollit Samuel Nikaj thotë se këtë vit luftojnë shumë skuadra për mbijetesë në kategorinë Superiore.
Në një intervistë për “MCN Informacion”, ai deklaroi se shumë skuadra janë renditur në fundin e tabelës, ku këto skuadra me shumë investim ndër vite, janë në prag të rënies nga kategoria.
Diku ka patur gabime edhe nga skuadrat. Kanë mbetur dhe dy javë, jemi afër finishit, rrezikojnë katër skuadra më së shumti Bylisi një skuadër me një president i cili jeton për futbollin është e rrezikuar.
Laçi, që na ka gëzuar ne shumë sidomos ne si veriorë me rezultatet e arritura, por edhe Skënderbeu një skuadër me traditë që na ka bërë krenarë tërë ato vite rrezikon shumë.
Edhe ekipi më i mirë në shqiptari që është Tirana rrezikon të bjerë nga kategoria. Është një luftë në katër ekipe me traditë dhe investime.
Këto dy javë janë vendimtare dhe shpresoj që rezultatin ta prodhojë fusha, mos të ketë aleanca të fshehta dhe probleme siç flitet fundi i këtij kampionati.



