Zgjedhjet në Himarë, Mitro: Rregullat e lojës u shkelën ende pa nisur fushata, Ramës i shkon për shtat figura e Vangjel Tavos

Zgjedhjet në Himarë, Mitro: Rregullat e lojës u shkelën ende pa nisur fushata, Ramës i shkon për shtat figura e Vangjel Tavos

Një proces zgjedhor, ku rregullat e lojës janë shkelur ende pa nisur fushata e cilësoi kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, procesin e zgjedhjeve lokale në Himarë. Në studion e lajmeve, Mitro tha se shkeljet që pasuan heqjen e mandatit kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri mund të reflektohen në raportin përfundimtar të OSBE-së në përfundim të procesit.

E rëndësishme është që zgjedhjet e 4 gushtit i japin fund një situatë paligjshmërie që u krijua atje. Edhe pse mund të kemi zgjidhjen e kësaj situate, paradoksi është se e gjithë kjo mund të vijë sërish përmes një procesi me shumë shkelje që ka të bëjë me si vendimmarrjen e KQZ ashtu edhe me dekretin e presidentit. Besoj se të gjitha këto shkelje të procedurave që kanë të bëjnë me një proces zgjedhor të një vendi aspirant për në BE të jenë mbajtur shënim nga OSBE. Edhe në këtë proces, rregullat e lojës janë shkelur ende pa nisur fushata zyrtare. Do të shohim më 4 gusht si do të përvijohet procesi i votimit dhe numërimit. Situata duket e qetë, por asgjë nuk përjashtohet.

Duke u ndalur te kandidatët për Bashkinë e Himarës, Mitro tha se kryebashkiaku Rama duhet të jepte një shpjegim për arsyet e përzgjedhjes së kandidatit socialist, pa marrë mendimin e bazës.

Nga pikëpamja e kandidatëve në garë ke ende shumë gjëra të pasqaruara, në kuptimin politik të fjalës. PS vjen me një kandidat si Vangjel Tavo. Dihet historiku i tij politik. Kryeministri Rama duhej të jepte një shpjegim publik pse zgjodhi një figurë si Tavo, dikur pjesë e LSI, bashkëpunëtor i ngushtë me ish-presidentin Meta, por edhe një individ politik që ka kallëzuar në SPAK qeverinë e zotit Rama për shitblerje të votave. Duket paradoksale që interesat e këtyre dy figurave të bashkohen në një bashki si ajo e Himarës. Ndoshta zotit Rama i shkon për shtat një figurë si Tavo për ambiciet e tij urbanistike.

Qeveria na ka treguar me shembuj që ka marrë mendimin e popullit për çështje të tjera si p.sh. kanabizimi, por kur vjen puna për të marrë mendimin e bazës lidhur me zgjedhjet lokale në një komunitet që ka specifikat e veta, nuk e ka marrë.

Sipas Mitros, përzgjedhja e dy kandidatëve që vijnë nga radhët e minoritetit grek ka neutralizuar çdo retorikë nacionaliste.

Nga ana tjetër kemi një kandidat pak të njohur në rrethet politike, por i njohur për banorët e zonës. Mesa kam parë mediat e vendit fqinj nuk ka marrë vëmendje të shtuar kandidimi i tij. Kandidaturën e tij do të vlerësojnë himariotët, por tani po shohim se ka rënë narrativa nacionaliste që i parapriu konfliktit me me çështjen Beleri sepse në këtë ka ndihmuar shumë edhe zoti Rama duke zgjedhur një kandidat si Tavo që vjen nga radhët e minoritetit etnik grek. Edhe zoti Gjikuria i përket të njëjtit minoritet dhe kjo ka bërë të mos ketë një retorikë të ngarkuar nacionaliste për këto zgjedhje. Zoti Gjikuria ishte një konsensus i një marrëveshje mes OMONIAS, PBDNJ dhe aleatëve PD e PL.

Mitro theksoi në fund se është e vështirë që banorët e Himarës të joshen nga premtimet e shumicës në pushtet, gjë që mund të avantazhojë sërish kandidatin e opozitës.

Nuk e di sa banorët e Himarës do të joshen nga premtimet për legalizimin, nga certifikatat, premtimet për t’u bërë pronarë të shtëpive të tyre në mënyrë që të përmbyset një raport të krijuar në vite me drejtimin e pushtetit lokal nga PS dhe zoti Goro. Më duket e pamjaftueshme që komuniteti i Himarës dhe fshatrave përreth të tejkalojë atë që ka ndodhur gjatë qeverisjes së PS. Besoj që zoti Gjikuria mund të jetë i avantazhuar, por do të presim sepse mund të ketë edhe surpriza të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy