
“20 shishet e vodkës dërguar italianit Silvio Berlusconi si dhuratë për ditëlindje nga presidenti rus Vladimir Putin, shkelin sanksionet evropiane të vendosura pas pushtimit të Ukrainës”, tha të enjten Komisioni Evropian. Ish-kryeministri Berlusconi, partia e të cilit, Forza Italia pritet të jetë anëtare e koalicionit qeverisës të Italisë, shkaktoi polemika këtë javë kur tha se ishte përsëri në kontakt me Putinin dhe së fundmi kishte shkëmbyer me të "letra të ëmbla".
"Për ditëlindjen time ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël," tha Berlusconi, i cili mbushi 86 vjeç muajin e kaluar, ligjvënësve në një audio të siguruar nga agjencia e lajmeve LaPresse. “Paketa e sanksioneve të BE-së, për të cilën u ra dakord në prill, vendosi një një ndalim importi për mallrat ruse për të përfshirë pije alkoolike, përfshirë vodka, tha një zëdhënës i Komisionit në një deklaratë”, duke shtuar se nuk kishte përjashtime për dhuratat.
Megjithatë, u takon vendeve anëtare të BE-së që të zbatojnë sanksionet, dhe nuk dihet ende nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për të ndjekur çështjen nga autoritetet italiane. Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, tha të mërkurën qeveria e saj e re do të ishte pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Evropës.



