Kina është e gatshme të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet.
Kështu tha zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng këtë të mërkurë, më 8 nëntor, përpara një takimi të planifikuar në San Francisko midis liderëve Xi Jinping dhe Joe Biden javën e ardhshme.
“Takimet e fundit të nivelit të lartë midis zyrtarëve kinezë dhe amerikanë kanë dërguar sinjale pozitive që tregojnë një përmirësim në marrëdhëniet dypalëshe”, vuri në dukje zëvendëspresidenti kinez Han Zheng, duke folur në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor.
Ne jemi të gatshëm të forcojmë komunikimin dhe dialogun me Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet, të avancojmë bashkëpunimin me përfitim reciprok, të trajtojmë siç duhet mosmarrëveshjet dhe të adresojmë së bashku sfidat globale.



