Nensi Kola, një avokate e suksesshme dhe blogere me ndikim në rrjetet sociale, ka ndarë me publikun historinë e saj të suksesit, e cila tregon se si një pasion për të bukurën mund të bëhet një profesion i plotë.
Pavarësisht profesionit të saj si avokate, Nensi zgjodhi të ndiqte ëndrrën e saj si blogere dhe influencer, një hap që nisi krejtësisht spontanisht.
Në programin "Zgjohu me MCN", Nensi tregoi si lindi dëshira për të ndarë stilin e saj me të tjerët.
Gjithçka nisi me pasionin për fotografitë dhe për kombinimet e rrobave. Unë jam një person shumë i kujdesshëm për pamjen madje edhe kur shkoj në supermarket, gjithmonë dëshiroj të jem e kuruar dhe e veshur bukur.
Jam një vajzë që i kushton rëndësi detajeve. Më pëlqen e bukura dhe mendoj se e respektoj veten më shumë kur kujdesem për pamjen time.
Kjo është një pjesë e rëndësishme për të qenë të respektuar dhe të ndihesh mirë me veten.
Për Nensin, kjo udhëtim filloi si një pasion për të bukurën, duke u influencuar nga figura e nënës së saj, e cila gjithashtu kishte një pasion për stilin dhe imazhin.
Mua më pëlqente shumë të shikoja mamin tim dhe mënyrën se si ajo kujdesej për pamjen dhe jetën. E kam pasur idhull ate, por ndryshe nga ajo, pasioni im ishte make-up dhe moda, përveç profesionit të avokates.
Fotot kanë nisur krejt rastësisht. E thashë një mikut tim të bëjmë disa foto dhe kështu filloi gjithçka. Në fillim, fitova vetëm 100 euro, por tani numrat janë shumë më të mëdhenj.
Tani çdo fotosesion kërkon orë të tëra, grimin, veshjen dhe kohë të shumë, dhe koha ka vlerën e saj.
Nensi gjithashtu shpjegoi për ndjekësit e saj se si ka arritur të humbë 38 kg për vetëm gjashtë muaj, duke ndarë me ta regjimin e saj të ushqimit dhe stërvitjes.
Unë e kam nisur regjimin ushqimor me një peshë prej 110 kg, dhe sot, pas dy vitesh, jam në peshën 61 kg. Kam humbur 38 kg për vetëm gjashtë muaj dhe e kam këtë peshe të qëndrueshme për dy vjet. Po e mbaj nën kontroll dhe gjithmonë i heq ato 1-2 kg që mund të shtohen.
Jam gjithmonë e gatshme të motivojë vajzat që më ndjekin për të arritur qëllimet e tyre.



