
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, thotë se gushti është përkthyer në pikëpamje të ndryshimeve klimaterike si gusht e gunë, por nga pikëpamja e kriminalitetit është kthyer në gusht e dhunë.
Në studion e MCN Live, ai deklaroi se shumë vite, gushti ka prodhuar shumë krime, për shkak të shumë flukseve dhe larjeve të hesapeve.
Organet ligjzbatuese duhet të jenë të mirëorganizuar, në funksion të goditjes. Nëse organet ligjzbatuese nuk kanë besimin e duhur dhe reformat nuk kanë prodhuar qëllimin e kryerjes së reformave, gushti vitin tjetër mund të vijë shumë më i rëndë akoma.
Një element shumë i rëndësishëm që këto vite mungon, harmonizimi i organeve lizgjbatuese, njëra ruhet nga tjetra. Gushti i këtij viti mund të jetë më i jashtëzakonshëm.
Beci tha se problemi më i madh i Policisë së Shtetit është politizimi dhe se kur ka një vullnet të fortë politike dhe shkëputje të policisë nga politika, gjithmonë do ketë rezultate.
Ai shtoi se policia është fillesa e çdo çështje penale, është referimi, mbledhja e provave, policia gjyqësore.
Nëse fryma politike krijohet që hënkshin kokat e njeri tjetrit, këtu ka problem shumë të madh të shtetit ligjor. Çdo të thuash me mesazhin hënkshin kokat e njeri tjetrit.
Shteti është krijuar për të mos ekzistuar kjo shprehje. Dhe ekzistenca e policisë bëhet për të ruajtur edhe kokët e bagëtive dhe jo më kokat e njeriut. Çfarëdo përplasje të kesh nuk mund të thuash se u vra ky se ishte me precedentë kriminal.
Shteti ekziston që të ndërpresësh këtë zinxhir dhe të mos bësh vetëgjyqësi. Jepet mesazh i gabuar në çdo organ ligjzbatues dhe jo më në Policinë e Shtetit. Duhet ndërhyrje më e madhe, më parimore.
Të thuash se drejtori i policisë u shkarkua për mungesë të rezultateve. Iu garantoj se me nenin për drejtorin e Policisë së Shtetit, është i anatemuar, në mënyrën se si emërohet dhe shkarkohet.
Rezultatet arritën në konkluzionin që nëse personin nuk ka mbështetje politike, do përdoret neni.
Ndër të tjera shtoi se ambienti po prodhon kriminelë dhe se mënyra se si drejtohet policia dhe çdo organ ligjbatues nuk do të thotë se nuk ka profesionist dhe frymë për të vepruar, por nëse e lidh me frymën politikën, atëherë që policia do përballet me dështime.
Beci deklaroi se të gjithë e dinë rolin ligjor të veprimeve aktive të ngjarjes së Potamit, për të cilin tha se nuk ka përgjegjësi vetëm policia.



