Dëshmia e Dumanit/Basha: Nëse konstatohet e rremë humb statusin e të penduarit, pa mbrojtjen e shtetit ai nuk ekziston

Dëshmia e Dumanit/Basha: Nëse konstatohet e rremë humb statusin e të penduarit, pa mbrojtjen e shtetit ai nuk ekziston

‘Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit për të dalë nga burgu’. Kjo ishte dëshmia e fortë e bërë një ditë më parë nga Nuredin Dumani për të cilin Faik Basha në 'MCN Live' u shpreh se beson që ai thotë të vërtetën duke menduar benefitet që ai ka përfituar nga të qenurit i penduar i drejtësisë.

Ai tha se nëse konstatohet e Dumani nuk thotë të vërtetën ai e humbet statusin e të mbrojturit të drejtësisë, gjë që nuk i përshtatet pasi pa mbrojtjen e shtetit ai nuk ekziston. Sipas tij Dumani është pothuajse në fund të asaj që përmban në historinë e tij kriminale.

Dumani kur është marrë dhe është bërë një pasqyrim i asaj se çfarë përfiton kur bëhesh i penduar i drejtësisë pika kryesore dhe më e rëndësishme është se gjatë të gjithë kohës përfiton nga ky shërbim sepse ai përfiton shumë nga kjo, por nëse vetëm një ngjarje e vetme zbulohet që ti se ke dëshmuar gjatë procesit apo konstatohet se dëshmia është e rreme e humbet këtë mbrojtje.

Prandaj mendoj se Dumani është duke thënë të vërtetat, ai e ka jetike mbrojtjen e shtetit sepse nuk ekziston pa mbrojtjen e tyre, kjo e ka bërë që të jetë i detyruar që ti thërrasë memories dhe mendoj se ka thënë dhe shumë më tepër se ato që bëhen të ditura.

Përsa kohë policia ka arritur që me provat e dhëna falë informacioneve të dhëna nga Dumani do të thotë se ai po thotë të vërtetën. Prokuroria i ka në dorë të gjitha këto dhe ato që si ka bërë publike për arsye hetimi dhe mendoj se duhet ti lidhë me provat.

Sigurisht që i penduari nxjerr dëshmitë që ka mundësi ti vërtetoj. Ai mund të dijë më shumë por nuk arrin të gjejë dot prova. Nëse do kemi një shtet që mirëfunksionon dhe thyen një, dy apo të tre nga bota e krimit kjo është arritje.

Më tej ai shtoi se Dumani është pothuajse në fund të asaj që përmban në historinë e tij kriminale.

Kur në media kanë dalë fakte dhe prova dhe pjesa më e madhe e tyre janë në proces dhe drejt përfundimit kjo tregon se ka thënë të vërtetën për aq kohë sa institucioni e mban të penduar.

Kjo do të thotë se prokuroria ka priva të mjaftueshme dhe ai mban një aktivitet të kryer me priva të pakundërshtueshme. Prandaj përveç asaj që dimë dhe është zbuluar deri tani, ai thotë të vërtetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy