E shkarkuan nga detyra, prokurori i Beratit “shpërthen” ndaj KPK-së

E shkarkuan nga detyra, prokurori i Beratit “shpërthen” ndaj KPK-së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puçi. Por, skena e dhuruar në seancën për dhënien e vendimit nuk ishte parë më parë.

Puci doli para trupës gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që përbëhej nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu. Pasi u dha vendimi, prokurori Puçi ka “shpërthyer” ndaj trupës gjykuese teksa kjo e fundit ishte duke dalë nga salla.

Si duket edhe në foto, vendimi i shkarkimit të tij nuk është pritur mjaft mirë. Ai u ka shkuar nga pas anëtarëve të KPK, por, kanë qenë të afërmit e tij që kanë qetësuar situatën.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kishte sjellë në KPK një raport negativ për Puçin. Sipas këtij raporti, Puçi kishte bërë fshehje pasurie, nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte deklarime të pasaktë e të rremë të pasurisë.

Komisioni tha nga verifikimi se në emër të subjektit në fakt nuk kishte as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Sipas Zhegut dy makina të deklaruara nga Puçi në pronësi të tij dhe për të cilat kishte kontrata shit-blerje, nuk ishin regjistruar asnjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy