Qytetet që kanë braktisur lëvizjen me makina po kthehen në vendet më tërheqëse për turistët. Madje edhe vetë pilotët e Formula 1 i zgjedhin për të pushuar.
Përveçse për të reduktuar ndotjen, një zgjedhje e tillë bëhet për t’u dhënë hapësirë atyre që duan të jetojnë ndryshe nga shumica.
Venecia
Mund të shkosh me makinë, por në hyrje të qendrës historike duhet të parkosh dhe të vijosh në këmbë ose në mjete lundruese. Ndryshe si mund ta shijosh bukurinë e këtij qyteti?
Lagjja Gand, Belgjikë
Sot një orë me tren nga Brukseli, dikur ka qenë një nga qytetet më të mëdha të kontinentit, i dyti pas Parisit për numrin e popullsisë. Në shek.XII e XIV ka qenë një qytet shumë i pasur falë tregtisë së pëlhurave.
Giethoorn, Vendet e Ulëta
Pak km nga Amsterdami, ka një vend ku industrializimi nuk ka mbërritur kurrë. Giethoorn, me 3 mijë banorë, ka mbetur pothuajse i njëjti qëkur u themelua nga murgjit tetë shekuj më parë.
Lagjja Higashiyama në Kioto, Japoni
Kioto është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s prej shumë vitesh dhe mrekullon njerëz nga e gjithëe bota me tempujt, traditat antike dhe pallatin perandorak.
La Medina di Fez, Marok
Është qyteti më antik në Marok. 9400 rrugët dhe rrugicat e tij nuk kanë vend për makina, kështu që njerëzit lëvizin në këmbë, në biçikleta apo me kafshë transporti. Është plot me dyqane dhe xhami, të cilat presin çdo vit mijëra turistë.
Idra, Greqi
Vendi ideal për ata që duan të heqin dorë nga makina. Atje shkohet me varkë dhe pas mbërrin mund të lëvizësh vetëm me taksi ujore.
Halibut Cove, Alaskë
Një vend i vogël me 50 banorë, që gjendet në gjirin e Kachemak-ut. Atje nuk mund të lëvizësh me makinë, pasi as rrugët nuk janë të asfaltuara.
Qendra historike e Dubrovnikut, Kroaci
Është një nga zonat më turistike të detit Adriatik. Qendra historike është ideale pë rata që duan të ecin në këmbë.
Qendra e Kopenhagenit, Danimarkë
Edhe pse një qytet me popullsi të madhe, Danimarka ka një qendër që mund ta admirosh vetëm duke ecur në këmbë. Zona pedonale e njohur si Strøget u ndërtua në vitin 1962 për t’i dhënë zgjidhje problemit të qarkullimit rrugor, i cili që në atë kohë kishte prekur arë zonë.



