
Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit tha se në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u çmontuan gënjeshtrat e opozitës.
Balluku u ndal edhe njëherë te shifra 430 mln euro, që sipas opozitës është shuma e vjedhur nga qeveria, ku tha se në fakt është e gjithë sa do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme.
Më tej ajo e konsideroi një nder të madh mundësinë e dhënë qeverisë e maxhorancës për të folur për inceneratorët sepse përmes dëshmive të tyre çmontuan njëherë e mirë gënjeshtrat e opozitës.
Zona të mbushura me plehra, Sharra që digjej ditë e natë apo Porto Romano që dukej sikur nuk ishte diçka e vërtetë. Të kujtonte filmin 'Apokalipto'. Duke patur këtë situatë qeveria Rama ndërmori një sërë masash. U ndërmorën një sërë veprimtarish e projektesh që sot japin rezultat e nuk janë thjeshtë inceneratorët që u damkosën për t'u kthyer në kalë beteje për opozitën.
Nuk janë inceneratorët e turpit dhe as të 430 mln euro të Tabakut. Janë impiantete trajtimit të mbetjeve, që përfshinë një sërë procesesh. Energjia e prodhuar do shkojë në përdorim të Bashkisë së Elbasanit, Fierit dhe në 2025 edhe të Tiranës. E gjitha kjo u shumëzua me zero dhe u shpik numri fantastik i 430 mln euro, por në Komision kur i kërkuam i opozitës të thoshte nga doli kjo shumë, askush nuk mundi të përgjigjej.
Menduan se do na vinin me shpatulla pas muri, por nuk vihen ata që punojnë me shpatulla pas muri. 430 mln euro i shpikur i Tabakut është shifra totale që në 30 vitet e ardhshme, deri në 2047 do të jetë shifra që do paguhet për shërbimin e mbledhjes së mbetjeve. Ndoshta sot dalin me tjetër shifër, nuk e di. I bënë një nder të madh qeverisë e maxhorancës pasi na dhatë mundësinë të çmontonim njëherë e mirë gënjeshtrat tuaja.



