Gjatë ditëve të fundit shumë vende të Europës po përballen me një situatë kritike përsa i përket zjarreve, por më e rënda aktualisht po shënohet në Greqi, konkretisht në kryeqendrën e këtij shteti, Athinë.
Athina ndodhet në një moment kritik për shkak të zjarreve, ndërsa flakët gjatë ditës së sotme kanë shkrumbuar dhjetëra banesa e fabrika, si dhe shumë mjete. Ndërkohë janë regjistruar edhe dy viktima. Rasti i parë është një zjarrfikës vullnetar që u dogj nga flakët, ndërsa i dyti është biznesmeni Konstantinos Michalos, President i kompanisë EVEA në Greqi, i cili u gjet i vdekur brenda zyrës së tij.



