Mbyllja e pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës ka bërë që disa banorë dhe shoqata të Thesprotise të protestojnë dje me kërkesë themelore zhbllokimin dhe vënien sa më shpejt në funksionim të doganës së Mavromatit (Qafe Botë). Kryetari i Baskisë së Finiqit z. Kristo Kiço, shprehet përmes një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, se mbyllja e kësaj pike kufitare, ka sjell dëmë të shumta për banorët e 58 fshatrave të bashkisë Finiq.
“Shumë banorë nga bashkia jonë u mblodhën në pikën doganorë për të protestuar dhe kërkuar që të hapet ajo për shkak të problemeve që ajo ka sjell në jetën e banorve të bashkisë së Finiqit. Në këtë protestë u bashkua edhe kryetari i bashkisë së Igumenicës, i cili u drejtua banorëve të zonës së Finiqit, për shkak se shumë nga banorët me dyshtetësi votojnë edhe në bashkinë atje me kërkesën për të hapur këtë pikë doganore sepse ajo ndikon në situatën ekonomike të zonës së Thesprotisë”.
Sipas tij të prekur nga situata e krijuar nuk janë vetëm banorët e zonës, por edhe bizneset të cilët të ardhurat kryesore i sigurojnë nga emigrantët.
Bllokimi i PKK të Qafë Botës (Mavromatit) prej gjatë muajve ka paralizuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave në të dyja anët e kufirit dhe ka rënduar gjendjen shëndetësore të të moshuarave minoritare greke të cilët në mënyrë periodike kanë shkuar te pjesa tjetër e familjes në vende të ndryshme të Greqisë, thotë Kiço.
“Problematikat që ka krijuar kjo mbyllje, është se duke qenë se në përqindje ka më shumë banorë të moshës së tretë, merrnin edhe shërbimin shëndetësor, ilaçet në Greqi, dhe gjithcka në këtë moment ka sjell ndërprerjen e këtyre shërbimeve, duke krijuar probleme në këtë drejtim. Gjithashtu dicka tjetër edhe tarifa shumë e lartë e cila kërkohet për të bërë testin e coronavirusit dhe duke marrë parayss pensionet që marrin ata, kuptohet që kjo i shton vështirësitë.
Mbyllja e kufitit ka sjell probleme të shumta ekonomike, në periudhën e gushtit, Bashkia e Finiqit dhe zona jonë mbipopullohet se vijnë emigrantë, dhe poashtu pagujnë taksat, kjo mbyllje ka sjell një problem shumë të madh duke rritur edhe borxhin që kanë kundrejt bashkisë, të cilët këta i kryjnë në pushime çdo vit”.
Kryetari i Bashkisë se Finiqit, paralajmëroi se pos protestës, janë mbledhur edhe firmat e peticionit për kërkesën e hapjes së pikës kufitare të Qafë Botës (Mavromatit).
Kjo doganë është mbyllur nga shteti grek për shkak të pandemisë së COVID-19.



