Ekzekutimi i Arben Mërkurit, zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë

Ekzekutimi i Arben Mërkurit, zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë

MCN TV ka zbardhur të tjera detaje nga atentati i ndodhur dje në mbrëmje në Sukth, ku u vra me armë zjarri 48-vjeçari Arben Mërkuri.

Autorët kanë qëlluar dy herë në drejtim të Mërkurit, dhe më pas janë larguar me makinë në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës. Policia ka sekuestruar kamera sigurie në zonë, ndërsa makina rezulton me targa të vjedhura. Sipas “bluve” në ngjarje mund të kenë marrë pjesë të paktën dy persona.

Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të Arben Mërkurit, i cili ndodhej në dyqan. Dyshohet se të dyshuarit kanë marrë pjesë gjithashtu në dy ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë. Në vendngjarje janë gjendur të paktën 8-9 persona, që janë dëshmitarë okularë. Mbi 12 persona janë shoqëruar nga policia në komisariat.

Dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar. Policia ka sekuestruar telefonin celular të viktimës për ta kontrolluar. Mërkuri, ka qenë një personazh i njohur për Policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale në zonën e Sukthit dhe Gjirit të Lalzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy