
Çështja që ka të bëj me barazinë gjinore në vend, për ekonomisten Irena Beqiraj, nuk duhet të jetë e kushtëzuar përmes kuotës e numrave.
Në thelb, barazia duhet të jetë në të dyja anët dhe në çdo arritje femrat duhet të kenë mundësinë e një strati të njëjtë që të ec më pas secili sipas meritës, vlerëson Beqiraj.
Nuk mendoj se barazia gjinore duhet të vij me kuota, të vijë më numra, duhet të jemi të barabartë sa i përket pasurisë, apo të jemi të barabartë sa i përket numrave që zëmë në parlament, në një institucion apo në jetën publike.
Në çdo arritje duhet të kemi mundësinë të kemi një stad dhe një start të njëjtë, pastaj secili sipas meritës.
Sot nuk na duhet një barazi në shifra, ne na duhet q ët kemi gra të cilat janë të edukuar mirë, janë të pavarura dhe janë në gjendje të vendosin për veten e tyre. Sepse sot kemi dy lloj grash, gra që duhet të përshtaten për mbijetesë ose gra që duhet të përshtaten për pushtet dhe sukses.



