Fatos Tarifa, tok me një profesoreshë italiane të një universiteti të Barit (Monica di Monte) kanë publikuar një artikull në revistën amerikane “International Dialogue” (multidisciplinary journal of foreign affairs)” mbi multikulturalizmin, që është kthyer edhe në një sfidë në botën e sotme perëndimore. “Shkrimi ishte shumë interesant, ai krijonte një panoramë të plotë të problemit, dhe jam i kënaqur që kam në studio prof. Tarifën”, tha Mustafa Nano në hyrje të programit Zululand. E gjithë biseda u përqëndrua tek kjo dukuri, tek diferencat mes SHBA-ve e Europës lidhur me të, tek perspektiva jo e qartë, madje edhe e frikshme, që hamendësohet nga disa kur vjen puna te Europa e nesërme, te sjellja e qeverive perëndimore ndaj këtij fenomeni, tek “risia” Donald Trump, etj. “Kur vjen tek përgjegjësitë, ato bien mbi politikat e qeveritë perëndimore aq sa bien edhe mbi komunitetinn e emigrantëve që bartin me vete kulturat prej nga vijnë, të cilat janë të ndryshme nga kultura e Europës”, tha Tarifa.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



