
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të mbetet në burg edhe pas ankimimit të tij në Apelin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pasi kjo e fundit mori vendimin për të mos e pranuar kërkesën e Kokës.
Masa ndaj tij “arrest me burg”, mbetet kështu në fuqi për ish-ministrin.
Çështjen e pati ankimuar vetë Koka dhe më pas shorti i hedhur për trupin gjykues, caktoi gjyqtaren Ilirjana Olldashi.
Ndërkohë që avokati do t’i drejtohet me rekurs gjykatës së lartë. Ai thotë se Koka e ka një masë sigurie dhe i është vënë një masë e dytë.
Koka ishte i pari që u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) më 14 dhjetor, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorët.



