
Vora mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti minimalisht Apoloninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë e Parë.
Vendasit iu falën një goli të shënuar nga Raboshta në fundin e pjesës së parë.
Me këtë fitore, Vora qëndron në vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Apolonia vazhdon të jetë në vendin e pestë me 31 pikë, duke e ndjerë akoma presionin nga ndjekësit.



