Skandali me fondet e IPARD në RMV/ Selmani: Qeveria ka pezulluar pagesat. Hetimet janë të vonuara

Skandali me fondet e IPARD në RMV/ Selmani: Qeveria ka pezulluar pagesat. Hetimet janë të vonuara

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa persona për abuzim dhe korrupsion me fondet IPA/IPARD të Bashkimit Evropian, që mbështesin zhvillimin rural të vendeve kandidate.

 

Një nga të arrestuarit është  drejtori i Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend.

 

Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh.

 

Bashkim Selmani, profesor tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se aktualisht qeveria ka pezulluar pagesat derisa të verifikohet çdo implikim. 

 

Po ashtu Selmani tha se hetimet janë shumë të vonuara. 

 

 

Autoritetet kanë hapur hetimet pasi dyshohet se një zyrtar i lartë ka kërkuar ryshfet për miratimin e projekteve IPARD. 

 

Qeveria ka pezulluar pagesat derisa të verifikohet çdo implikim. 

 

Raste të tilla janë të deduktuara me vonesë. Këto projekte gjithmonë jo vetëm që janë të keqpërdorura,  por kemi ngritur dyshimet se ka një mungesë transparencë ndërkombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy