Aleexandra Kefren është vetëm 18 vjeçe dhe është shfaqur në television duke thënë se ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj për 850 mijë stërlina.
Vajza ka thanë se arsyeja e këtij vendimi është gjendja e keqe ekonomike e familjes, të cilës do t’i vijë në ndihmë. Por babai i saj thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Jemi të zhgënjyer nga ajo. Nuk e kuptojmë arsyen pse do ta bëjë këtë gjë. Nëse e bën këtë hap, do ta mohojmë si vajzën tonë”, thotë ai.
Prindërit e kundërshtojnë vendimin e së bijës me frikën se ajo mund të marrë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme ose të mbetet shtatzënë. Por vajza është e bindur. “Me trupin tim bëj ç’të dua. Do t’i marr masat për çdo gjë”, thotë ajo.



