
Pas vendimit të gjykatës që legjitimoi ndryshimet në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha u rikthye në selinë blu. Berisha tha se menjëherë pas vendimit të gjykatës ka nisur dialogun me grupin e mbështetësve të Bashës. Kryetarit të komanduar të PD-së, Alibeaj, ai iu referua thjesht si kreu i grupit parlamentar.
Sot PD ka një statut dhe logo zyrtare të regjistruar në gjykatë. Sot shkova dhe takova, u shtrëngova dorën, u ula dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe zotin Gazmend Bardhi. Unë u kërkokva angazhimin në procesin e bashkimit të PD. Diferencat në mendime persistojnë. Ajo çka kërkoj unë është të diskutohet dhe dialogohet në grupin parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te grupi parlamentar i kësaj partie. Mesazhi më i mirë është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi.



