Meksi: Ilir Meta në burg, po biznesmeni që do i dhuronte vilën Kryemadhit ku është? (VIDEO)

Meksi: Ilir Meta në burg, po biznesmeni që do i dhuronte vilën Kryemadhit ku është? (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ u shpreh se përveç momentit të arrestimit të Ilir Metës që është në kundërshtim me ligjin pjesa tjetër ka të bëjë me akuza.

Ai tha se problemi qëndron se kur ti fut korrupsionin në dosje, por ai nuk krye i vetëm, nëse Meta është në burg, po biznesmeni Samir Mane ku është që dhuroi vilën.

Sipas tij, në gjithë botën ndodh lobimi, por duhet të ndajmë vijën nëse ligjin po e bëjmë për përfitime apo se mendoj se kështu është më mirë.

Përveç çastit të arrestimit që të gjithë kanë ndjerë një shije të shëmtuar sepse është shkelje me ligj, 97% e njerëzve nuk e duan Metën. Njerëzit janë mërzitur me këtë klasë politike që bëjnë vetëm show.

Nëse kemi korrupsion te çështja e Metës, po të shohësh dosjen nuk ka asnjë moment të thuhet se u morën kaq para, por nëse ti e fut korrupsionin në dosje për vilën e dhuruar nga biznesmeni Samir Mane,  ku është ai në këtë mes, pra njërën palë ti e ke të arrestuar dhe palën tjetër jo.

Në fund fare kjo quhet lobim, por unë mund të dëgjoj fjalët e kujdo, por nqs unë marr para apo një të mirë materiale për të cilin çova ligjin jemi në një fazë tjetër.

Por në rastin e Monikës me Samirin e votoi e vetme ajo ligjin, apo loboi me të tjerët për ta kaluar këtë ligj. Pra deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e vetë, atëherë duhen marrë të gjithë deputetët si grup i strukturuar. Çastin që provon paratë jemi në korrupsion. Në gjithë botën ndodh lobimi, por duhet të ndajmë vijën nëse ligjin po e bëjmë për përfitime apo se mendoj se kështu është më mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy