Një shkëndije elektrike tek kutia e limitatorit shkaktoj panik tek çerdhja publike nr.4 në lagjen 15 tetori ne Fier.
Kjo çerdhe ka 33 fëmijë ku sipas burimeve nga stafi i edukatoreve zjarri i rënë ka sjellë më shumë panik tek fëmijët. Edukatoret menjëherë lajmëruan forcat zjarrfikëse Fier dhe policinë. Fatmirësisht situata u mor nën kontroll duke evakuuar fëmijët.
Paraprakisht dyshohet se kjo shkëndijë elektrike mund te ketë ndodhur për shkak të ndezjes së pajisjeve ngrohëse por edhe amortizimi i godinës është një arsye.



