
Marc Anthony dhe gruaja e tij e re Nadia Ferreira janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Këngëtarja dhe modelja e ndau lajmin në Instagram, ku Ferreira shpërndau një foto të vogëlushit të saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit ndonjëherë!!! Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë".
Foshnja do të jetë fëmija i shtatë i Anthony. Ai është baba i fëmijëve të tij tashmë të rritur Arianna Muniz dhe Chase Muniz me ish-in e tij Debbie Rosado.
Cristian Muniz dhe Ryan Muniz me gruan e tij të parë Dayanara Torres dhe baba i binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-gruan e tij Jennifer Lopez.
Ai u martua me Ferreira-n në fillim të këtij viti pas një fejese tetë-mujore në Muzeun e Artit Pérez në Miami.
Ferreira ndau një video të ditës së madhe, me pamje nga afër të fustanit të saj, lokalit, duke përfshirë një mur me lule të bardha dhe kërcimin e parë të çiftit para të ftuarve.



