Matt Hancock mblodhi të gjitha kutitë, valixhet dhe rrobat nga shtëpia e tij ku jetoi me bashkëshorten dhe po largohet.

Disa foto të publikuara nga mediat vendase tregojnë ish-ministrin e Shëndetësisë të Britanisë teksa zhvendoset nga shtëpia e tij pas skandalit të videos ku puthej me sekretaren e tij.

Hancock dha dorëheqjen nga roli i tij në Kabinet muajin e kaluar pasi u publikuan videot ku shkelte rregullat e distancimit fizik duke puthur ndihmësen e tij Gina Coladangelo.



