Balla: Për shuarjen e zjarreve në Shëngjin në aksion 20 zjarrfikëse nga qytetet tjera dhe 80 forca operacionale

Balla: Për shuarjen e zjarreve në Shëngjin në aksion 20 zjarrfikëse nga qytetet tjera dhe 80 forca operacionale

 Vijon të jetë jashtë kontrollit situata me zjarret në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapja e tij po favorizohet edhe nga era që fryn.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi sot nga zona e Shëngjinit se në aksion për fikjen e vatrave të zjarrit kanë ardhur në ndihmë zjarrfikës nga shumë bashki dhe 80 forca operacionale nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.  

Jemi dislokuar këtu në zonën e Shëngjinit për të shuar vatrën e zjarrit ku kemi angazhuar dhe disa bashki duke filluar nga Tirana, Kamza, Fieri, Berati, Lushnja, Mirdita, Vau Dejës, Shkodra, pra më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacionale të MZSH mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, 2 automjete të zjarrfikëseve të ushtrisë, por dhe forca të tjera nga organizata të tjera ligjzbatuese ku kanë punuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar vatrën e zjarrit këtu në zonën e Shëngjinit.

Siç edhe ju e shikoni vatra është akoma aktive, por një pjesë e mirë e vatrës së zjarrit është lokalizuar nga forcat operacinale ku kanë punuar përgjatë gjithë natës e theksoj me një intensitet shumë të lartë gjë e cila mbetet për tu vlerësuar dhe për t’i përshëndetur të gjithë zjarrfikësit dhe forcat operacionale të cilat morën pjesë në këtë operacion.

Drejtori i Përgjithshëm Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, bëri të ditur se aktualisht po u vie në ndihmë edhe helikopteri për fikjen e zjarrit.

Sot aktualisht po mbështetemi dhe nga helikopteri që po na e lehtëson deri diku punën, mendojmë që gjatë ditës do e vendosim nën kontroll dhe do e mbyllim përfundimisht vatrën e zjarrit.

Prej tre ditësh zjarret kanë pushtuar Shëngjinin teksa mbrëmë situata është përkeqësuar me përhapjen e flakëve. 

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy