Vrasja e 21 – vjeçarit shqiptar në Angli, autorët pranojnë krimin

Vrasja e 21 – vjeçarit shqiptar në Angli, autorët pranojnë krimin

Dy persona, të cilët i morën jetën një të riu shqiptar në rrugët e Southampton kanë pranuar krimin.

21 – vjeçari Shkëlzen Dauti, i njohur ndryshe si Genny, u godit me thikë në kraharor mëngjesin e 11 Marsit.

Sipas britanikes BBC, Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, dy 27 – vjeçarë nga Uellsi verior, pranuan gjithashtu akuzën e grabitjes, ndërsa Williams pranoi posedimin e një thike.

Ata pritet që të njihen me dënimin nga gjykata e Winchester të enjten.

Williams nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire u arrestuan pasi Dauti u godit për vdekje me thikë në Gilpin Close.

Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si “një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Williams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe të fejuarën për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Shpresoj që verdikti të mund t’ia lehtësojë sado pak dhimbjen”, tha detektivja Liz Williams.

Gjatë seancës gjyqësore u zbulua se Dauti punonte si shpërndarës droge për bandat e Southampton.

21 – vjeçari u vra pasi Williams dhe Jones nuk kishin para për të paguar për kokainën që kishin porositur. Ata u takuan me të riun në një cep dhe pasi e grabitën, e goditën me thikë në zemër.

Dauti, i cili kishte pak kohë që ishte fejuar, ndërroi jetë në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy