Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Shkodrën, Luçiano Boçi thotë se procesi i primareve ka ngjallur diskutime, por jo debate dhe se procedura e primareve është rregullatore.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se aktualisht janë në shtratin e zbatimit të statutit të Partisë Demokratike dhe është një proces brenda normalitetit të rregullave që përcaktojnë hapat që ndjek një parti politike, për të zgjedhur përfaqësuesit politikë.
Boçi shtoi se primaret janë një përpjekje që shoqëria të vendosë ca rregulla që të vendosë se cilët janë përfaqësuesit më të mirë politikë sipas saj.
Ka pasur një interes publik për zhvillimin e primareve në PD.
Ka mendime të ndryshme për mënyrën e procedimit, për përputhjen e statutit të partisë me tipologjinë e listës dhe ka një hapësirë brenda statutit ku Këshilli Kombëtar mund të hyjë për të rregulluar këto marrëdhënie, për ta përputhur statutin me mënyrën se si operohet në një terren politik që ndryshon rregullat herë pas here.
Bashkimi i një partie përcaktohet nga zbatimi i rregullave dhe jo nga prishja e rregullave.
Ky proces e vendos çdo kandidat përballë vullnetit të çdo anëtari të partisë.
E ka statuti, ka një garë dhe kjo garë do përcaktojë vlerën përballë anëtarësisë dhe simpatizantëve dhe të gjithë këta ballafaqohen me votën e anëtarit të PD.
Do jetë formal në bazë të rregullave.
Do numërohen votat dhe ai që prevalon ka më shumë mundësi që të jetë në atë pozicion që e ka si ambicie, por edhe bazuar në kombinacion profesionesh dhe territoresh.
Çdo gjë është e përcaktuar në bazë edhe të përshtatjes së garës për listën, se ka një pjesë që konsiderohet e sigurt dhe një pjesë garuese.
Vetë procedura e primareve është rregullatore. Te primaret dominojnë figurat më të spikatura politike.
Duhet përshtatur edhe statuti me zhvillimet.
Partitë politike përshtaten me psikologjinë dhe mentalitetin e votuesve dhe mundohet ti imponohet me elementë të saj demokratikë edhe votuesit.
Primaret janë një përpjekje që shoqëria të vendosë ca rregulla që të vendosë se cilët janë përfaqësuesit më të mirë politikë sipas saj.



