PE kërcënon me ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE

PE kërcënon me ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE

Parlamenti Evropian kërkoi sërish që negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE të ndërpriten, nëse vendi miraton një reformë kushtetuese që riforcon pushtetet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Eurodeputetët ia drejtuan këtë kërkesë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së, vendimtare përsa i përket kësaj çështjeje, në një rezolutë jo-detyruese votuar nga një shumicë absolute (477 vota pro, 64 kundër, 97 abstenime) në seancën plenare në Strasburg.

Nëpërmjet kësaj kërkese ata kërkojnë që BE-ja të ndërpresë zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Turqisë nëse paketa e reformave kushtetuese zbatohet ashtu si është.

Kjo reformë, miratuar gjatë një referendumi në muajin prill, parashikon heqjen e funksioneve të kryeministrit në përfitim të një “hiperpresidenti” që mund të marrë dekretet dhe do të ketë dorë të lirë tek pushteti gjyqësor.

Parlamenti evropian uroi gjithahstu mbajtjen e një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Ankaranë, veçanërisht në fushat e migracionit dhe luftën kundër terrorizmit.

Më parë, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik kishte theksuar para takimit me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE është themeli i marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Brukselit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy