Borchardt: Pavarësia e medias në fushatë, parakusht për zgjedhje demokratike

Borchardt: Pavarësia e medias në fushatë, parakusht për zgjedhje demokratike

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, në hapje të Forumit për Zhvillimin e Medias, tha se profesionalizmi i medias, balanca dhe pavarësia në mbulimin e zgjedhjeve, janë parakusht për zgjedhje demokratike.

Ne, tha ambasadori, jemi të shqetësuar për praktikën e përhapur gjerësisht ne Shqipëri të transmetimit të produkteve të njësive të Marrëdhënieve me Publikun të partive politike, në vend të raportimit të paanshëm mbi fushatat politike.

Të ashtuquajturat “kasetat e partive” duhet të transmetohen vetëm si pjesë e programeve që etiketohen qartë si marketing politik. Asgjë nuk mund të zëvendësojë një mbulim mediatik të prodhuar në mënyrë autentike dhe të pavarur, nënvizoi Borchardt.

Duke ripërsëritur angazhimin e OSBE-së në mbështetje të reformës zgjedhore, ambasadori solli në vëmendje një nga rekomandimet e kësaj organizate në vitin 2015 për “shfuqizimin e dispozitave të nenit 84 të Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e prodhuara nga partitë politike të transmetohen në lajme.”

Gjithashtu, Borchardt siguroi mbështetjen e OSBE-së për gazetarët, duke nënvizuar se ata meritojnë pozicion shoqëror më të mirë dhe siguri në punë. Ai bëri thirrje për zbatimin e kodit të punës në të gjitha kompanitë mediatike. Punësimi informal në media mbetet një praktikë e përhapur gjerësisht, nenvizoi ambasadori, dhe kjo sjell mungesën e pavarësisë editoriale duke i hapur derën presioneve të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy