Banorët e prekur nga rindërtimi dhe Unaza, protestë te Parlamenti: Duam zgjidhje, s'kemi asnjë shpresë (VIDEO)

Banorët e prekur nga rindërtimi dhe Unaza, protestë te Parlamenti: Duam zgjidhje, s'kemi asnjë shpresë (VIDEO)

Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.

Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Banorët e 5 majit preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës.

Ata kanë ardhur duke kërkuar mbështetjen e deputetëve konkretisht Flamur Nokën, Elisa Spirtopalin, Albana Vokshit të cilët janë dhe deputetë të asaj zone.

Thirrjet kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërsa një nga banorët i identifikuar si Bekim nga zona e ‘5 majit” shprehet se, “veshi i shurdhër këtë rezultat do të sjellë dhe do të ketë dhe vijimësi sepse kjo nuk mbaron me dy apo tre protesta do vijojë deri sa të marrim atë që na takon. Qëkur ka ardhur në pushtet kryeministri ka deklaruar se nuk do ketë banesë pa legalizuar dhe sot dalim te kjo humbja, me një VKM të marrin të gjitha banesat duke përfshirë dhjetëra vite në proces legalizimi. Është bërë një kallëzim në prokurori dhe SPAK dhe asnjë përgjigje duket sikur është censuruar, këtu nuk funksionon asgjë duan të marrin pronat pa ligj vetëm me një VKM”.

Ndërsa një banore tjetër e cila është kthyer edhe në simbol të këtyre protestave e identifikuar si Nënë Liza shprehet e vendosur për të dalë çdo ditë në protesta deri në marrjen e një zgjidhje ndërsa kërkon që të vijë kryeministri dhe tu flasë.

Çdo ditë do dal derisa të marrë të drejtën time. Deri tani nuk ka asnjë shpresë. Harram vota që ju kemi dhënë. Duhet të dali kryeministri dhe të na japë një zgjidhje mos të rrijë atje në Surrel. Kërkoj dëmshpërblim për banesën dhe duhet një aktmarrëveshje nga ana e bashkisë sepse nuk mund të na lënë pa një zgjidhje sepse do qëndroj e fortë këtu deri në marrjen e zgjidhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy