Vrasja e Nikulajt në SPAK/ Rusta: 200 mijë euro shpenzime për grupin kriminal. Diskutime me Anglinë dhe Portugalinë për ekstradimet (VIDEO)

Vrasja e Nikulajt në SPAK/ Rusta: 200 mijë euro shpenzime për grupin kriminal. Diskutime me Anglinë dhe Portugalinë për ekstradimet (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta bën me dije për MCN Live se hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj tashmë do të vijojnë në SPAK.

Sipas Rustës kostoja totale për autorët e ekzekutimit kap shifrën rreth 200 mijë euro.

Po ashtu ministri Manja ka deklaruar se do të ketë marrëveshje me homologët anglezë dhe portugezë, për të mundësuar arrestimin dhe ekstradimin e të kërkuarve.

Kemi një grup të strukturuar kriminal. Nëse deri tani ka qenë Prokuroria e Lezhës që në bashkëpunim me policinë ndërtuan dinamikën e ngjarjes, do jetë SPAK që do vijojë hetimet, për të arrestuar së pari porositësin e krimit Edmond Haxhia, një shtetas shqiptaro-britanik dhe Ruben Saraiva ekzekutorin e krimit, që e pamë me veshjen e postierit apo picierit, që qëlloi 7 herë me plumba pistolete. Harry Simson shtetas britanik që është përdorur për të kamufluar gjithë grupin kriminal, Harriet Bridgeman, një shtetase britanike si dhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt. Steven Hunt rezulton nga dinamika e deritanishme se ka ndjekur për një javë lëvizjet e Ardian Nikulajt dhe ka qenë ai shtetasi që fill pas atentatit largohet me vrap.

Edmond Haxhia rezulton si porositësi, por s’është ndalur dhe arrestuar. Policia britanike edhe pse i ka marrë emrat, dhe vendimin e drejtësisë shqiptare, nuk ka mundur t’i ndalojë. Rezulton që ky grup është i paguar, një shifër që deri më tani edhe pse jo zyrtare, rezulton në një shifër të përafërt rreth 200 mijë euro. Të gjithë shpenzimet operative të plota, nga shkurti deri më 19 prill, akomodimet në hotel, makinat me qira, biletat e udhëtimit, negociatat që kanë nisur në Britani të Madhe dhe kanë përfunduar në Shëngjin të Lezhës. Akomodimet në hotel nuk kanë qenë në suita, por në dhoma normale, përshiheshin edhe vaktet e ushqimit. Automjeti i marrë me qira rezulton me çmim 20 euro në ditë. Biletat që janë marrë kanë qenë low cost, për të shmangur një identifikim, për të mos rënë në sy. Kostot operative nga shkurti deri në muajin prill, nga verifikimet kostot për të gjithë personat e përfshirë ka qenë 7 mijë euro.

Nuk është e thënë që të gjithë këta shtetas të kenë kaluar në Britani. Ende ata janë në kërkim nga Europol dhe Interopol. Z. Manja foli për mediat ku ka thënë se me homolegët anglezë dhe portugezë do ketë marrëveshje dhe diskutime direkte për të mundësuar së pari arrestimin dhe më pas ekstradimin e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy