Për të pasur fëmijë që do të bëhen të suksesshëm nuk ka ndonjë recetë të përcaktuar, por prindërit e atyre që bëhen të tillë kanë 12 karakteristika të përbashkëta. Një studim i Julie Lythcott-Haims, psikologe në Universitetin e Stanfordit, ka zbuluar listën e këtyre karakteristikave.
Punët e shtëpisë. Nëse fëmijët mësohen t’i bëjnë, do të jenë më bashkëpunues dhe të pavarur.
Aftësitë sociale. T’i ndihmosh fëmijët të zhvillohen i bën ata të përballen me sukses me situata të ndryshme. Kush ka pasur sukses kur është rritur, detyrimisht ka qenë në kopësht i vogël.
Pritshmëri të larta. Nëse prindërit nuk presin shumë nga fëmijët, atëherë do të marrin rezultate më të ulëta në mësime.
Prindër të shkolluar. Mamatë e diplomuara kanë mundësi më të mëdha për të rritur fëmijë që do të diplomohen.
Matematika. Të mësuarit e numrave dhe koncepteve bazë që në moshë të hershme ndihmon për rezultate të mira në matematikë dhe gjuhë.
Kujdesi. Kush kujdeset në mënyrë rigoroze për fëmijët gjatë 3 viteve të para të jetës do t’i shohë ata t’ia dalin në studime dhe në jetë.
Stresi. Nëse një prind është i stresuar dhe i frustruar, gjendja e tij emotive mund të transferohet te fëmija.
Puna jashtë shtëpisë. Nëse nëna punon, për fëmijët kjo është një gjë pozitive. Vajzat mund të gjejnë punë më të mira, ndërsa djemtë do të mësojnë të kujdesen për shtëpinë.
Gjendja social-ekonomike. Kush rritet në familje të pasur, ka më shumë mundësi ta zhvillojë potencialin e vet.
Vendosmëria. T’u mësosh fëmijëve të përpiqen për të arritur objektivat i ndihmon ata t’i arrijnë ato.
Emri i thjeshtë. Kush ka një emër të zakonshëm dhe që shqiptohet lehtë ka më shumë mundësi të bëhet i suksesshëm.
Ushqyerja. T’u mësosh zakonet e mira të ushqyerjes fëmijëve ndihmon të përqendrohen dhe të krijojnë një imazh pozitiv për trupin e vet.



